Ja si lindi konflikti dhe vrasjet me fisin Çela dhe Çapja
“Gjatë 8 viteve të mazhoranës së djathtë, fisi i Çapjave ka qenë i paprekur nga policia.” Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha në emisionin Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit. Ai është shprehur se jo vetëm që nuk janë cënuar nga forcat e rendit, por për Çapjat nuk është folur as mediatikisht gjatë asaj kohe.
Hoxha ka treguar me detaje se si nisi konflikti që pasoi me shumë vrasje mes fiseve Çapja dhe Çela në Elbasan, të cilësuara si dy bandat që sundojnë qytetin.
“Sot Elbasani është kthyer fuqishmen më skenë.
Në 1997 deri në vitin 2000 ishte i pushtuar nga tre banda.
Banda e Kateshit
Banda e Mandelës
Banda e Cërrikut.
Këta banda ranë, arrestimet e Mantelës janë kapur në Francë, anëtarët e Kapteshit janë kapur në Tiranë, dhe anëtarët e Cërrikut janë goditur në 2005 kur erdhi PD në pushtet.
Histori që flasim ne e ka zanafillën kur kanë hyrë lojërat e fatit në Shqipëri. Sokol Çapja i cili futi një numër të konsiderueshëm makinetash, kompjutera ku luhen lojëra fati, duke qenë se po futej një operator tjetër në treg një italian, i hyri frika sepse ky duke qenë se i kishte të jashtëligjshme dhe kishte shpërndarë shumë makineta në Elbasan. Ndërsa Italiani ia kishte lënë në administrim Rezart Çela. Sokol Çapja donte që të merrte në kontroll makinetet që la italiani pasi ai u largua. Këtu nis dhe përplasja mes Rezart Çelës dhe Sokol Çapjas.
Ky tani që të marrë në kontroll biznesin e lojërave të fatit pajton tre vrasës me pagesë. Njëri nga ata është i identifikuar shumë i rrezikshëm.
Këta persona janë: Gentian Sheme, Gentian Beqiri dhe Armand Hasani. Sheme ka qenë një nga vrasësit me të rrezikshëm në Elbasan. Këta do të vrisnin Rezart Çelën. Me vrasjen e Çelës, Sokol Çapja merr kontrollin e dhe biznesin e lojërave të fatit.
Por Sokol Çapja nuk i pagoi me ps vrasesit. Nga ky moment nis dhe hakmarrja e vrasesve me fisin Çapja. Nga këtë të tre sot dy janë vrarë. Përveçse janë vrarë vetë atyre u janë vrarë dhe vëllezër. Beqiri është vrarë ndërsa ruhej nga policia ishte në arrest shtëpie. Ai kishte dy policë tek dera e shtëpisë. Hynë dy persona në shtëpi dhe vrasin si Gentian Beqirin si baban e tij”, tha Hoxha.

