Jo shtatzënë, Fjolla Morina lihet në “arrest shtëpie”, e detyruar që të jetojë në Kukës

Një seancë e shoqëruar nga tensioni dhe me polemika ishte ajo e ditës së sotme ndaj këngëtares Fjolla Morina, ku në fund Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Në çantën e saj u gjendën dy armë. Për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. E “braktisur” nga familja dhe fansat, Morina  zbriti pa pranga nga furgoni i policisë. Me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër Covid-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, ajo u paraqit në Gjykatën e Kukësit.

Seanca

Seanca e parë nisi në orën 08:20, ku këngëtarja Fjolla Morina tha se është shtatzënë dhe kërkoi që të lihet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Gjykata kërkoi të dhëna në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe këngëtares i është kyer një vizitë për të vërtetuar nëse është shtatzënë apo jo. Avokatja e këngëtares kërkoi që klientja e saj të mos lihej në burg. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Në fund gjykata vendosi ”arrest shtëpie” për këngëtaren e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qera deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje. Fjolla Morina u kap tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë me një pistoletë dhe municione në çantën e saj.

Mbrojtja

Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka folur pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, ku tha se ekspertiza balistike ka vërtetuar se arma që kishte në çantë këngëtarja ishte armë zjarri, por ajo shkon përtej duke e klasifikuar atë si “të parrezikshme”. Duke u ndalur tek shtatzënia, ajo theksoi se në vizitën e parë, mjeku nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse ishte në një pritje të ëmbël, e për pasoi iu nënshtrua dhe dy kontrolleve të tjera që rezultoi se nuk ishte e vërtetë. “”Arrest me burg” për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga dy mjekë rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve. Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në ”arrest shtëpie”. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit”, ka thënë avokatja.

Shtatzënia

Ndryshe nga sa u pretendua se ajo ishte dy muajshe shtatzënë, një ritestim i kërkuar me detyrim nga prokuroria për të hequr dorë nga kërkesa për masën e sigurisë “arrest me burg”, solli një tjetër zbulim. Shtatzënia e Morinës nuk ekziston! Pas debatit në seancë mes prokurorit dhe mbrojtjes, u vendos nga Gjykata që Morina të ridërgohej tek gjinekologu në Kukës për të konfirmuar se këngëtarja ishte shtatzënë, në mënyrë që të vendosej një masë sigurie më e lehtë. Ekspertiza zbuloi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë dhe se e gjitha dyshohet se ka qenë një alibi për të shpëtuar nga burgu. Ndërkohë që gjinekologu që ka lëshuar ekografinë e parë të rreme në gjykatë është arratisur drejt Kosovës.

SHKARKO APP