EMRAT/Jo vetëm Lul Berisha, Dako ka ‘punësuar’ edhe 30 të dënuar
Skandali me Bashkinë e Durrësit, e cila i kërkoi gjykatës që të lirojë kreun e Bandës së Durrësit, Lul Berisha nuk mbaron me kaq.
Lul BerishaAshtu sikurse Bashkia Durrës dilte garant për punësimin e Lul Berishës pranë saj, këtë e ka bërë edhe me të paktën 30 të dënuar të tjerë.
Kështu, “Panorama” ka siguruar një listë të 30 të dënuarve, për të cilët Bashkia e Durrësit ka dalë garant se do t’i punësojë pas lirimit nga burgu.
Vangjush Dako është vënë në qendër të vëmendjes dhe akuzave nga opozita dhe më gjerë për përfshirjen e tij në lirimin e Lul Berishës, i akuzuar për të paktën 5 vrasje. Kjo u zbulua ditën e djeshme nga një investigim i “BIRN” dhe VOA-s. Panorama
Lajme të tjera për këtë argument:
Kryetari i Bashkisë, Dako: Lirojeni, Lul Berishën. E punësoj unë në Bashki !
Ben Blushi:Dako,”fytyra” e Rilindjes, bëri sekserin dhe e liroi Lul Berishën
Arrestet gati për lirimin e Lul Berishës. Kryebashkiaku apo gjyqtarët?

