Jo vetëm rrjet të ri kanalizimesh, Rruga e Durrësit do të ketë trotuare të reja (Fotot)
Në Rrugën e Durrësit po punohet, jo vetëm për lidhjen e tubacionit të shkarkimit të rreshjeve të qendrës së Tiranës me rrjetin fundor të kanalizimit te Zogu i Zi, por gjithashtu po bëhen edhe disa ndërhyrje të tjera.
Pllakat e e vjetra të trotuareve po hiqen totalisht për tu zëvendësuar me pllaka të reja.
Kështu në fund të punimeve Rruga e Durrësit do të jetë tërësisht e transformuar.
Ndërsa për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti, ku një prej tyre është edhe devijimi i lëvizjes së makinave.