Kaluan 78 kg kanabis në këmbë në Greqi, kapen 2 shqiptarët
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 10:18
Dy shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, iu sekuesttruan 78 kg kanabis. Ata e kishin futur sasinë e drogës në çanta, dhe duke i mbajtur mbi shpinë kërkonin t’i fusnin në shtetin fqinj.
26-vjeçarët u arrestuan dje në zonën pyjore të njohur si Kestrini Thesprotia. Shqiptarët e kishin ndarë drogën në 43 pako, të futur në 3 çanta, bën me dije policia greke. Materialet i kaluan departamentit të narkotikëve në Igumenicë.
/BW

