Kaluan nga Durrësi, arrestohen shqiptarët, njëri i dënuar, tjetri i dëbuar

Gazeta italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno” raporton se dy shqiptarë janë ndalur në Portin e Barit, pasi njëri rezultonte i dënuar, kurse tjetri i dëbuar. Në pranga përfunduan një 48-vjeçar dhe një 42-vjeçar.

Operacioni ndodhi në kohën që ata po zbrisnin nga një traget i linjës Durrës – Bari. Njëri prej shqiptarëve ishte dënuar nga Gjykata në Piza me paraburgim, por kishte marrë masë alternative, atë të ndalimit për të hyrë në Itali për 5 vjet. Po i njëjti person ishte dënuar edhe për 3 krime të tjera në shtetin italian, për drogë e falsifikime.

Të dy, duke mbërritur në Portin e Barit kishin shkelur rregullat për emigracion të paligjshëm dhe hyrje në mënyrë të paligjshme në territorin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?