Kamëz, arrestohet efektivi i FNSH, aksidentoi një këmbësore

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas policisë Ramazan Durishti me detyrë, trup shërbimi operacional pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë u vu në pranga pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar një këmbësore.

Policia sqaron se: Më datën 4 dhjetor, rreth orës 16:40 duke drejtuar automjetin me targa TR 6897 P në rrugën “Bulevardi Blu” në Kamëz, inspektor Ramazan Durishti ka aksidentuar këmbësoren N.T. 58 vjeçe. Për pasojë e dëmtuara ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin  intesiv të mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?