Kamioni përplas makinën në Pogradec, plagosen dy të rinjtë nga Tirana

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Pogradec.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë aksidentuar dy shtetasit me inicialet E.Gj, rreth 26 vjeç dhe K.Z, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”.

Informacion paraprak
Më datë 28.10.2017, jemi njoftuar se në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, mjeti tip “Toyota” me targa AA336SB është përfshirë në një aksident me mjetin tip kamion me targa 1705AC.
Për pasojë janë aksidentuar dy shtetasit E.Gj, rreth 26 vjeç dhe K.Z, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”. Të dëmtuarit janë transportuar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?