Kampioni i Botës i bashkohet manifestimit të Presidentit për Kushtetutën

Adriatik Cami, kampion i botës në boks, i është bashkuar sot nismës së kreut të shtetit Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Cami u bën thirrje gjithë shqiptarëve që nesër në orën 17:00 të jenë në shesh.

Cami i cili jeton në Greqi shprehet se gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut duhet të mbështesin kauzën për Kushtetutën.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, duke publikuar mesazhin e kampionit të botës shprehet: “Mirësevjen Kampioni i Botës për Pranverën Kuqezi! Për Kushtetutën, Për Republikën, Për Shqipërinë, Për Kombin”.

Adriatik Cami është shpallur kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU në sportin e kickbox-it.

SHKARKO APP