Kanabisi dhe narkotrafikantët, Minniti 35 minuta në zyrën e Xhafajt

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. I shoqëruar nga ambasadori italian, Alberto Cutillo, takimin e parë ai e ka pasur me homologun e tij, Fatmir Xhafaj, ndërsa do takojë dhe presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar në Ministrinë e Brendshme me dyer të mbyllura, ndërsa ka zgjatur rreth 35 minuta. Mësohet se ministri italian i ka prezantuar Xhafajt gjetjet e raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit.

Raporti do të bëhet publik zyrtarisht në konferencën përmbyllëse të Minnitit ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, sot në orën 11:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimet nga vizita e ministrit italian në Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ora 10:35 Përfundon takimi i Xhafajt me ministrin italian Minniti
Rreth 35 minuta ka zgjatur takimi i ministrit Xhafaj me homologun italian, Marco Minniti. Pas Xhafajt, Minniti do zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta në orën 11:00.

Ora 10:20 Ministri italian prezanton raportin për kanabisin në orën 11:30
Në bazë të axhendës së vizitës të ministrit italian në Tiranë, raporti vjetor për kanabisin do zyrtarizohet në konferencën përmbyllëse për mediat në orën 11:30. I pranishëm në konferencë do jetë dhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj si dhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Ora 10:00 Minniti nis vizitën zyrtarisht, takon Xhafajn
Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. Ai ka takuar homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj. Në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë pikërisht çështja e kanabisit dhe raporti i Guardia di Finanza-s për territorin e kultuar me lëndë narkotike. Sipas fotografimeve të policisë italiane, bëhet fjalë vetëm për një 1% të territorit të kultivuar në krahasim me një vit më parë.

Ora 09: 00 Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?