Kanada, plumb në kokë shqiptarit ekzekutohet gjatë lojës së Pokerit
Një shqiptar me banim në Kanada, është ekzekutuar me plumb në kokë, gjatë një loje pokeri.
Mediat kanadeze raportojnë se ngjarja ka ndodhur në East York të Torontos. Viktima është identifikuar nga policia si 46-vjeçari, Ardian Kaloshi, i cili ka pasur precedent të mëparshëm kriminal.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar paraditen e të mërkurës, rreth orës 10:00 me orën lokale, kur në lagjen e njohur të kanadasë, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Ardian Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, është shprehur Mike Patterson.
Ardian Kaloshi është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. 46-vjeçari Ardian Kaloshi u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për t’u argëtuar dhe luajtur poker.
Policia po heton si shkak për ngjarjen edhe për të shkuarën e tij kriminale. Kjo pasi atentati ndaj Kaloshit dyshohet të ketë qenë i organizuar dhe jo një konflikt i çastit. Sipas policisë, Kaloshi e frekuentonte shpesh këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij.

(Ardian Kaloshi, shqiptari i vrarë në Kanada)

(Vrasja e shqiptarit në një klub Pokeri)

