Kanos me thikë nënën dhe gruan në sy të fëmijës së mitur, arrestohet lushnjari (Emri)

Një 38-vjeçar nga fshati Fiershegan në Lushnjë, është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm, pasi ka kanosur me thikë nënën dhe bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijës së mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Blerim Q., pasi ka kërcënuar familjarët e tij.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në prani të fëmijës së mitur ka kanosur me thikë nënën e tij, shtetasen S.Q, 59 vjeçe dhe bashkëshorten, shtetasen F.Q, 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?