Kanosi policin – I kërkuari qëllon me armë policinë dhe arratiset

Një 25 vjeçar i është arritur policisë së Lezhës, teksa ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit.

Shtetasi Armarildo Ndoj, 25-vjeç, banues në Rrëshen është shpallur në kërkim nga policia.

Paraprakisht thuhet se i riu ka kanosur me armë zjarri një punonjës policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky shtetas është në kërkim pasi  është i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake  ” dhe në vazhdim të punës  për kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të tij , nga efektivët e policisë Mirditë , është bërë i mundur lokalizimi i tij në vendin e quajtur Kodër – Rrëshen”, sqaron policia lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë , shtetasi Amarildo Ndoj, ka  kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë  duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë”, thuhet më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?