Kapen 1.5 tonë marijuanë në Bari, pranga 3 shqiptarëve
Policia e Barit ka sekuestruar 1.5 tonë marijuanë, si dhe ka vënë në pranga edhe tre skafistë shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se sasia e drogës u zbulua në një gomone, disa metra larg brigjeve të Barit.
“Operacioni u krye nga Guardia Di Financia:, ndërsa në aksion mori pjesë edhe një helikopter i Agjencisë Europiane, Frontex”, deklaroi policia vendase.
Bëhet e ditur se gomonia ishte 10 metra e gjatë, me dy motorë me nga 350 kuaj fuqi secili. Identiteti i dy skafistëve shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por vetëm mosha e tyre, përkatësisht 26, 34 dhe 42 vjeç.
Nga informacionet e deritanishme të marra në pikën e kontrollit në portin e Durrësit, është raportuar prania e një mjeti lundrues të dyshimtë, e cila ishte drejtuar për në bregdetin italian. Fill pas kësaj, u bë e mundur përfundimi me sukses i operacionit.

