Kapen 1.7 ton drogë, policia arreston 56-vjeçarin sepse kishte stanin afër. Ja emri
Një banor i fshatit Dukat në Vlorë është vënë në pranga sepse sipas policisë dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, për mbledhur dhe trafikuar 1.7 ton kanabis sativa, që janë gjetur në Gjirin e Bristanit.
Por ajo që e bën të habitshëm arrestimin është fakti se sipas policisë, 56-vjeçari Patriot Belulaj është arrestuar sepse ka stanin afër vendit ku u gjet droga dhe për këtë arsye ai është i dyshuar si një nga trafikantët.
“Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij, pasi ky person është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e poliisë.

