Kapen 64 kg kanabis, pranga 50-vjeçarit
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 02:35
Një sasi prej 64 kilogramë kanabis është sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj.
Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

