Kapen hajdutët e naftës, vidhnin karburantin e anijeve në Durrës

Policia e Durrësit arrestoi këtë të hënë katër të rinj të cilët akuzohen për vjedhje dhe kontrabandë me mallra te akcizës.

Në pranga ranë: Sadri Haklaj 31 vjeç, Françesko Gërdeci 24 vjeç, Sadik Krasnaj 33 vjeç dhe Artur Zhugri  20 vjeç.

Ata u kapën në kalatën lindore, në ish-kantierin detar Durrës, ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur naftën e anijeve te peshkimit, për ta shitur ne vende te tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit policia iu sekuestroi 60 litra karburant, gjashtë bidona bosh, një bateri si dhe një pompë e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?