Kapet 1 kg kokainë, 2 në pranga një në kërkim – Pamjet e aksionit të policisë

Një sasi prej 1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë është sekuestruar në Tiranë në kuadër të operacionit ” January”

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, shpallet një në kërkim. Operacioni u ndërmor mbrëmë dhe të arrestuar janë Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”.

Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi: A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës”
Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tyre shtetasve u bë ditën e djeshme rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta” “U konstatua automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti  Gjergji Gjinan rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë,” bën me dije policia.

Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e Gjinës por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë.

Nga informacionet e marra dhe nga kushtet e flagrancës, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ismail Allushi. ku nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit “Heroinë”.
Gjithashtu nga kontrolli i banesës së shtetasit Gjergji Gjina, është gjetur një sasi prej 12.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”, një peshore elektronike si dhe shuma monetare prej 6750 euro.

Në cilësinë e provës materialejanë sekuestruar:

– 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
– 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
– 1 pushkë sportive.
– 12 aparate celularë të markave të ndryshme.
– 2 automje të markave të ndryshme.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?