Kapet 38 vjeçari i shpallur në kërkim, ishte dënuar për vjedhje të energjisë
Një ditë më parë, policia ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektrike.
Dje, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, bënë të mundur kapjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Krujë, me shkresën e datës 14.10.2016, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 18.06.2015 të Gjykatës Krujë, e cila e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën penale të “Vjedhje e energjisë elektrike”.

