Kapet gomonia me 1600 kg droge, në pranga tre skafistët shqiptarë
Mediat lokale italiane të provincës së Brindizit informojnë se gjatë natës Policia Financiare e Brindizit ka sekuestruar një gomone me 1650 kg marijuanë dhe ka arrestuar 3 skafistët me kombësi shqiptare.
Operacioni i Financës italiane ka nisur rreth orës 3 të mëngjesi kur roja btegdetare italiane ka identifikuar një gomone që udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve italiane të komuës së Monopolit e Mola, në provincës e Brindizit.
Pas një ndjekje për disa minuta gomonia e gjatë 10 metra është ndaluar nga patrulla detare e Financës italiane.
Tre skafistët shqoptarë janë arrestuar dhe janë sekuestruar rreth 1650 kg marijuanë, shkruan sot portali online brindisioggi.it.
Disa pako prej të cilave janë rekuperuar në det, pasi skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga policia italaine janë përpjekur të boshatisin mjetin lundrues nga droga.
Gjithashu 3 skafistëve shqiptarë u është sekuestruar dhe një pistoletë tip Smith e 5 fishekë.
Hetimet e para të policisë italaine kanë vërtetuar se gomonia rezulton e vjedhur.

/Oranews

