Kapet “i forti” i Shkodrës, tentoi të ikte me pasaportë false

Është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla. Kulla, i njohur për atentatin me tritol që iu vu 6 muaj më parë, u ndalua nga Policia pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë me një pasaportë false.

Me një identitet të ri me inicialet A.D., Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip “Audi” drejt shtetit helen. Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit.

Mbi Kullën, tashmë rëndon akuza e falsifikimit të pasaportës. Ndërkohë mësohet se ai tashmë ndodhet në Komisariatin e Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?