Theu bojkotin, pezullohet për dy vite licenca e avokatit Lefter Xhengo
Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë ka vendosur pezullimin për dy vite të licencës së avokatit Lefter Xhengo, mbrojtësit të Leli Kajës, pasi ky i fundit theu bojkotin e avokatëve dhe mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO.
Mësohet se vendimi u mor pas një mbledhjeje urgjente të Komitetit Disiplinor, të thirrur këtë të premte, pas pjesëmarrjes së dy avokatëve në seancat gjyqësore, pavarësisht bojkotit të shpallur nga Dhoma e Avokatisë.

