Kapet karteli “Genti” në Greqi, fotot dhe emrat e të arrestuarve

Policia greke zbardh të tjera detaje nga operacioni i zhvilluar pak ditë më parë që çoi edhe në zbërthimin e klanit të drogës.

Hetim i cili u zhvillua për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar, Rigert Dervishi.

Mësohet se shqiptari i njohur me emrin “Genti” ishte koka e kartelit të drogës në Greqi, i cili qarkullonte deri në 20 milionë euro përmes trafikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat kanë publikuar edhe fotot me emrat e shqiptarëve të arrestuar të cilët ishin pjesë e bandës së drejtuar nga “Genti” por që për këtë të fundit nuk ka asnjë të dhënën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga policia greke mësohet se karteli i drogës kishte rreth 146 anëtarë, 59 prej tyre u arrestuan disa ditë më parë, nga ku 38 janë lënë në masën arrest me burg, ndërsa 46 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për kokën e këtij karteli të drogës, policia greke dyshon se ndodhet në Shqipëri, por informacioni për këtë pjesë është mjaft i cunguar.

Sipas policisë greke, grupi funksiononte në mënyrë hierarkike me në krye “Gentin”. Pas tij vinin 4 shtetas shqiptarë, ndërsa në nivelin e tretë ishin 3 shqiptarë dhe 4 grekë.

Në nivelin e katërt 3 grekë merreshin me trafikun në kufirin greko¬shqiptar, ndërsa në nivelin e pestë ishin 17 shqiptarë,1 grek, 1 bullgar e 1 rumun, që kryenin magazinimin e drogës.

Në nivelin e gjashtë, 6 shqiptarë, 3 grekë dhe 1 bullgar, shpërndanin drogën kundrejt shitësve të vegjël dhe në nivelin e fundit ishin gjithë tregtarët e sasive të vogla të drogës në qendër të Athinës, kryesisht shtetas afrikanë.

Mendohet se grupi kontrollonte rreth 35% të tregut të narkotikëve në Athinë, duke bërë që goditja e tij të ulë ndjeshëm shitjen e drogës në këtë zonë. Fitimet e organizatës kriminale arrinin deri në 20 milionë euro në vit.

Hetimet për zbërthimin e kartelit të drogës vijuan për rreth 8 muaj, ku u angazhuan disa prej ekspertëve më të mirë të policisë greke.

 

Emrat e shqiptarëve:

  1. Panajot Profka 51-vjec
  2. Emiljano Ismailanji 25-vjec
  3. Joani Muca 28-vjec
  4. Ajet Xhalia 47-vjec
  5. Robert Talharaj 36-vjec
  6. Rosilda Talharaj 29-vjec
  7. Fatjon Noti 27-vjec
  8. Nikola Cela 46-vjec
  9. Artur Gjini 21-vjec
  10. Athanasios Profka 23-vjec
  11. Armando Ruci 29-vjec
  12. Pajtim Ruci 38-vjec
  13. Astrit Vrenozi 20-vjec
  14. Armando Goga, 37-vjec
  15. Nikollaq Xhaxho 52-vjec
  16. Viktor Ajasllari 30-vjec
  17. Altin Kumaraku 37-vjec
  18. Martin (Ani) Brakaj 26-vjec
  19. Miri Macaj 45-vjec
  20. Gentian Billa 39-vjec
  21. Anxhelo Cami 24-vjec
  22. Shqiponja Xhalia 42-vjec
  23. Lorent Caushaj 25-vjec
  24. Emilio Harrunaj 25-vjec
  25. Fation Feizaj 29-vjec
  26. Hena Veliaj 27-vjec
  27. Luan Jacelli 43-vjec
  28. Olsi Kellezi 39-vjec
  29. Spiro Nika 47-vjec
  30. Nikolla Puriqi 52-vjec
  31. Erjon Avdiu 22-vjec
  32. Një shtetas i paidentifikuar me pseudonimin Tiku
  33. Mario Guxho 21-vjec.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?