Kapet makthi i bizneseve të Durrësit, 8 vjedhje në tre muaj

Një 32-vjeçar në Durrës, i cili ishte kthyer në makthin e bizneseve në qytetin bregdetar është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë Marvin(Ardit) Franishta, banues në Durrës. Policia thotë se i arrestuari dyshohet për vjedhjen e 7 bizneseve dhe të një banese në harkun kohor të tre muajve.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi, i cili gjatë natës vidhte kryesisht biznese, dyqane dhe markete. Policia ka dokumentuar me prova 7 vjedhje të bizneseve të dyshuara të kryera nga shetasi i ndaluar dhe vjedhjen e një banese”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas bluve, 32 vjeçari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”.

Rastet e vjedhjeve për të cilat akuzohet i arrestuari

Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan)e shtetases R.S. ku ka marrë 10 000 lekë.

Më datë 10.01.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market)e shtetases E.Ç. ku ka marrë 100 000 lekë.

Më datë 24.01.2017, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) e shtetasit G.V. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.

Më datë 27.01.2017, në lagjen Nr.7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) e shtetases A.N. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.

Më datë 03.02.2017, në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan) e shtetasit Q.T. ku ka marrë disa paketa cigare dhe 1 000 lekë.

Më datë 05.02.2017, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan) e shtetasit A.M. ku ka marrë sende të ndryshme.

Më datë 25.02.2017, në lagjen Nr.18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) dyqanin e shtetases L.H. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 130 000 lekë.

Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.18/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.Sh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?