Kapet me 2800 euro falso në automjet, arrestohet 36 vjeçari
Goditet një tjetër rast i falsifikimit të monedhave. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, ndërsa për dy të tjerë ka nisur procedim penal.
Bëhet fjalë për 2800 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u gjetën gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh.
“Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 13.10.2017, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara”.
Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë.Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”.

