Kapet me kokainë, policia vë në pranga 25-vjeçarin nga Pogradeci

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale V. H., banues në fshatin Kalivaç, Pogradec.

Blutë bëjnë me dije se 25-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën që ai kishte në përdorim, në Libonik, iu gjetën 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, si edhe gjatë kontrollit trupor, iu gjet një mjet prerës (thikë), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

V.H, 25 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën që ky shtetas kishte në përdorim, në Libonik, iu gjetën 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, si edhe gjatë kontrollit trupor, iu gjet një mjet prerës (thikë), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP