Kapet në Elbasan vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në bashkëpunim “në rrethana cilësuese”, Met Bozin, 58 vjeç, banues në Cerrik.

Policia e Elbasanit njoftoi se ndaloi personin në kërkim Meti Bozi, 58 vjeç  banues në Cerrik.

Ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me  burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,16 herë, parashikuar nga nenet 79/c-25,79/c-25- 22 e 55 të  Kodit Penal.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?