Kapet në Portin e Durrësit me 190 kg kanabis në kamion, dështon tentativa e shijakasit për t’i trafikuar (Foto+Video)







DURRES- Tentoi të trafikonte 190 kg kanabis sativa nëpërmjet portit të Durrësit, por nuk ia ka dalë dot. Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targa AA 045 ND, i drejtuar nga shijakasi Erblin Tuka, policia gjeti dhe sekuestroi plot 190 kg kanabis dhe arrestoi në flagrancë drejtuesin.
“Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se dyshemenë e kamionit kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”,- thuhet në deklaratën e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.


