Kapet rrjeti shqiptar i kokainës në Greqi, kapoja përplas makinat e policisë

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, që akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti që trafikonte drogë të tipit kokainë.

Arrestimet janë kryer në Selanik, qytetin më të madh të Greqisë së veriut.

Sipas komunikatës së policisë, të arrestuarit, janë dy meshkuj të moshës 38 dhe 37 vjeç, si dhe një femër 31 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

38 vjeçari, që konsiderohet si një nga drejtuesit e rrjetit, u ndalua ndërsa po ngiste makinën e vet në zonën Menemeni. Brenda makinës u gjetën dy paketa me kokainë, që peshonin 2,3 kilogramë. Sipas policisë, ai e kishte marrë drogën nga i arrestuari tjetër, 37 vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

38 vjeçari tentoi të largohej dhe për këtë arsye makina e tij u përplas me dy makina të policisë, ndërsa bëri rezistencë të fuqishme gjatë arrestimit.

Gjatë kontrollit në banesën ku drejtuesi i rrjetit bashkëjetonte me femrën e arrestuar, në Evosmo të Selanikut, u gjetën doza kokaine me peshë 237 gramë, 27.930 euro, 12.000 lekë, si dhe shuma të vogla dollarësh amerikanë, paundësh dhe rublash. U sekuestruan gjithashtu 9 telefona celularë, 2 peshore precizioni, dy automjete si dhe blloqe me shënime nga trafiku i drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?