Kapet sasi e madhe droge, arrestohen dy trafikantë shqiptarë
Një operacion i përbashkët i policisë së Parmas asaj të Mantovas dhe Guardia di Finanza-s ka çuar në sekuestrimin e 11 kg kokainë, 9 kg marijuhanë dhe 11 mijë euro “KESH”.
Në pranga janë vënë dy shqiptarë, të cilët janë çuar në burg, raportojnë sot mediat italiane.
Hetimet nisën tetorin e shkuar kur agjentët e policisë së Parmas mësuan se së shpejti, nga shtetas shqiptarë do të vinte një sasi e madhe kokaine e destinuar për tregun vendas.
Hetimet e mëtejshme të kryera nga seksioni i antidrogës çuan policinë në provincën fqinje të Mantovas. Aty efektivët e policisë lokale ishin duke kryer hetime për një shqiptuar, me banim në komunën Viadana, më pas i identifikuar si T.S., 37 vjeç, me precedentë penalë në shpërndarjen e kokainës.
Në këtë pikë, hetimet vijuan në bashkëpunim mes dy policive italiane, gjithashtu me përfshirjen e Guardia di Finanza-s në Mantovas.
Pas ndjekjeve të shqiptarit nga efektivët, të shtunën, agjentët vunë re se T.S. doli nga shtëpia me një kuti që e ngarkoi në bagazhin e makinës së tij tip “Audi A4 SW”. Pak orë më vonë, një makinë tip “Lancia Ypsilon” i afrohet banesës së shqiptarit. Në drejtimin e saj ishte një i ri, i identifikuar më pas si M.Z., 27 vjeç. Ky i fundit morri pakon nga T.S. dhe u ;argua sërish në makinën me të cilin kishte shkuar pranë banesës së T.S..
Në këtë pikë, agjentët hyjnë në veprim: M.Z. ndalohet dhe nga kutia që kishte në makinë u gjetën 8 paketime me kokainë, për një peshë totale prej 8 kg. Efektivët e Guardia di Finanzia ndërhyjnë në apartamentin e T.S. ku u gjetën 2 paketime të tjera me 3 kg kokainë.
Ndërsa në një garazh, po në Viadana u zbuluan rreth 9 kg marijuhanë. Gjatë kontrolleve u gjetën edhe 11 mijë euro, që dyshohet se do të shkonin për blerje droge

