Kapet super hajduti i biçikletave
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur arrestimin e një personi, pasi rezulton si autor i një sërë vjedhjeve. Ai së bashku edhe me dy të rinj, rezultojnë autorë të vjedhjes së disa biçikletave.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E.N., 15 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në flagrancë, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së kasetofonit të automjetit “Isuzu”, në pronësi të shtetasit A.Rama.
Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi E.N., është i dyshuar si autori i disa vjedhjeve, më konkretisht:
- Më datë 10.08.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E.H.
- Më datë 03.10.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V.H.
- Më datë 05.11.2016, ka vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A.H.
Gjithashtu nga veprimet e para proçeduriale rezultoi se shtetasi E.N., në bashkëpunim me shtetasit E.N., 18 vjeç, banues në Tiranë, E.A., 14 vjeç, banues në Tiranë, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa biçikletave dhe konkretisht:
- Më datë 10.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit D.S.
- Më datë 24.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetases M.K.
- Më datë 12.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E.T.
- Më datë 20.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A.H.
Të dy këta shtetas, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Biçikletat e vjedhura dyshohen t’ia kenë shitur shtetasit A.B., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Kasetofoni i automjetit tip “Isuzu”
– Biçiklete e vjedhur më datë 12.10.2016.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.

