Kapi nusen e vëllait me të dashurin, kërcënohet me jetë

Zbulimi i tradhtisë që i bëri të kunatës i ka kushtuar dhunë fizike dhe kërcënime për jetën një gruaje nga Tirana.

A.F. nga Tirana është marrë nën mbrojtje me vendim gjykate pasi është dhunuar nga nusja e vëllait të saj.

Gjithçka ka nisur më datë 24.08.2016, kur ajo ka parë kunatën S.A. që po shkonte drejt Dajtit me një automjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tregoi në Gjykatë se kur kunata ishte kthyer, e kishte ndjekur bashkë me të shoqin e vet dhe e kishte gjetur barkas në sediljen e pasme të mjetit me një person që nuk e njihnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi i ka pikasur, kunata, S.A. ka goditur paditësen dhe vetë bashkëshortin e saj.

Më pas, A.F. i është drejtuar gjykatës, pasi ka pretenduar se është kërcënuar edhe me mesazhet nga nusja e vëllait.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?