Kapitulli i artit në Panairin e klik Ekspo Group
Ndertimtaria dhe materialet elektrike: sektori me i forte i perfaqesuar nga Klik Ekspo
Në datat 24 – 28 Nëntor, Tirana bëhet gati të presë mbi 10,000 vizitorë të huaj ndarë mes ekspozuesve dhe Delegacioneve shtetërore, vizitorëve të specializuar, mediave ndërkombëtare, teksa pritshmëritë janë mbi 30.000 vizitorë publik i gjerë, e këto vlerësime të dallueshme nga Institucioni që mbikqyr statistikat e Panaireve Ndërkombëtare – ISF, Bolonja.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, nën formësimin e Klik Ekspo Group – UFI Member, mbërrin në edicionin e tij të 23-të si rrallëtjetër eveniment në Shqipëri, në datat 24 deri më 28 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve.
Thuhet se statistikat nuk duan t’ia dinë për emocionet: ndjenjat e të përfaqësuarit të evenimentit ndërkombëtar më jetëgjatë në Shqipëri, plotësohen nga statistika të patjetërsueshme që e cilësojnë te vetmin Panair Shqiptar të njohur nga Institucionet dhe simotrat e mbi 85 shteteve nën UFI – Organizata Botërore e Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare.
Ajo çka e bën të pakonkurrueshëm eventin tonë çdo fundnëntori, është prania e shtuar e ekspozuesve të huaj (mbi 280 të regjistruar), Institucioneve shtetërore të huaja e pjesëmarrjeve nacionale, që me përzgjedhjen e sektorëve të përfaqësuar dhe prezantimin e denjë publicitar, përkthejnë mënyrën e tyre të të garantuarit bashkëpunim afatgjatë me vendin tonë:
– Viti i katërt që sipërmarrësit nga Republika e Kinës, Rajoni i Shanghait dhe Ningbo, nën organizimin e Këshillit për Tregtinë me Jashtë, rrugëtojnë drejt Tiranës në kërkim të partnershipeve si në sektorët strategjike, transport, metalurgji, materiale elektrike dhe ndërtimi, po aq sa dhe industri të lehtë e kimike, por edhe përmes arsimit dhe edukimit, librit dhe kulturës.
– Taipei, i flet Tiranës si kryeqyteti kryeqytetit, përmes organizimit mbresëlënes në Pavijonin e TAITRA – Agjencisë për Promovimin e Tregtisë me Jashtë të Tajvanit, duke propozuar për të disatin edicion në radhë kompani në lëmin e energjisë dhe materialeve elektrike, ndërtimit, transportit e pjesëve të kembimit, turizmit me fokus të gjerë.
-Bosnje Hercegovina, nën mbikqyrjen e Dhomës Kombëtare së Tregtisë me Jashtë, merr pozicion qëndror në Pallatin e Kongreseve duke çimentuar marrëveshje biznesi e tregtare të inicuara edhe në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë dhjetëvjeçarit të fundit: industri e përpunimit të drurit, materialeve të imëta elektrike, produkteve ushqimore;
– HIPA, “Shtëpia e Biznesit” të Hungarisë, Agjencia Shtetërore e Nxitjes së Investimeve dhe Ministrit të Shtetit për Punët Mjedisore, Zhvillimit Bujqësor dhe Hungarikum me koordinimin e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, edhe këtë edicion tregon forcën e marrëdhenieve dypalëshe teksa krahas kompanive hungareze në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe përpunimit të metaleve, trusteve të përpunimit agroushqimor, marrin pjesë sipërmarrës prej vitesh të natyralizuar me tregun shqiptar. Prania Hungareze vlerësohet veçanërisht nga Ministri i Shtetit për Punët Mjedisore, Zhvillimit Bujqësor dhe Hungarikum, i cili do të mbajë fjalën e çeljes së Pavijonit.
– Serbia tashmë në dekadën e dytë të pranisë së saj qëndron në majë të statistikave të kompanive që marrin e japin me kundërpalët vendase me zgjidhje në industrinë e lehtë, zgjidhje për bujqësinë dhe blegtorinë, tekstilin, mobiliet, përpunimin e metaleve, gjithë nën kujdesin e Dhomës së Tregtise me Jashtë të Serbisë, USAID, dhe Velexpo.
– Polonia përmes Zyrës Tregtare të Ambasadës Polake në Romë, zgjedh prej dy vitesh me radhë të jetë zeri i dëgjuar i sipërmarrësve dhe institucioneve polake në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, si shembull i diplomacisë ekonomike;
– Përfaqësim i tërthortë i ekspozuesve dhe investitorëve potencialë, menyrë e pëzgjedhur edhe nga:
AustrianTrade dhe Ambasadës Austriake në Tiranë, Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë në Tiranë; Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi.
– Kosova mbart veçansinë e saj të të përfaqësuarit me Prodhues në vetë të parë, në materiale ndërtimi, sisteme ngrohje, industri agroushqimore, verëra e pije alkoolike.
– “Il bel Paese” Italia integrohet lehtësisht në Panairin e Tiranës që prej gjenezës së tij në 1994, duke i sjellë Tiranës larminë e sektorëve që nga kafeja dhe produktet tipike, materialet e ndërtimit, zgjidhjet e zgjuara për energjitiken dhe mjetet e transportit, mobilie dhe stil në arredim, fashion e luxury, prodhues të pajisjeve elektronike për personalen dhe mjekesinë, mbrojtjen dhe sigurinë.
– Bullgaria, Maqedonia, USA, Turqia, Zvicra në listën gjatë të ekspozuesve që besojnë në Shqipëri përmes Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, propozojnë zgjidhje për teknologjinë e paketimit dhe industrinë ushqimore, prodhim i materialeve për bujqesinë, ujësjellësit dhe infrastrukturën.
– Shqipëria në më të mirën e saj përmes emrave kyç të fabrikave të njohura prodhuese e distributorëve me menaxhimin më të mirë, prani individuale përkrah atyre të organizuara në Pavijonet Institucionale të Transportit dhe Infrastrukturës, nën kujdesin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
– Shenja të veçanta: Biznesi i kthyer në art përmes Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, e ngjyrat e artit përballë shifrave të biznesit ne Pavijonin e Artit dhe të Librit: Libri i pandashëm në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës përmes befasisë së një figure qëndrore të letërsisë shqipe e më gjerë, me botime e ribotime si asnjë herë më parë; seleksionimi i veprave më të mira të artistëve të Akuarelit në një ekspozitë të pasur, parathënia e Bienales së dytë Ndërkombëtare të Akuarelit organizuar nga VIZart dhe International Watercolor Society Albania.
Në datat 24 – 28 Nëntor, Tirana bëhet gati të presë mbi 10,000 vizitorë të huaj ndarë mes ekspozuesve dhe Delegacioneve shtetërore, vizitorëve të specializuar, mediave ndërkombëtare, teksa pritshmëritë janë mbi 30.000 vizitorë publik i gjerë, e këto vlerësime të dallueshme nga Institucioni që mbikqyr statistikat e Panaireve Ndërkombëtare – ISF, Bolonja.
Është Panairi Nderkombëtar i Tiranës, është puna e mbi 1000 të punësuarve, e hoteleve që presin bujtës, e restoranteve dhe pikave të shërbimit, e kompanive të transportit e agjencive turistike; është fushëbeteja virtuale e sipërmarrësve që përmbyllet me kontrata e vazhdimësi.
Çelja Zyrtare do të mbahet në datën 24 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në orën 17.30 dhe vijon në orën 19.00 në Pallatin e Brigadave me Darkë Gala për nder të ekspozuesve, delegacioneve zyrtare dhe të ftuarve të përzgjedhur.
Në cilësinë e organizatorit që përçon dëshirën dhe pritshmëritë e ekspozuesve të të vetmit Panair Mbarëbotëror të Tiranës, mbetemi me urimin që të pranoni ftesën tonë.

