“Kastrati” dhe “Salillari” marrin me koncesnion për 35 vjet Rrugën e Kombit
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 23:04
Mirëmbajtja e Rrugës së Kombit zyrtarisht është dhënë me koncesion.
Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave që është marrë në mbledhjen e ditës së sotme.Koncesioni do t’i jepet konsorciumit të përbërë nga “Kastrati” dhe “Salillari”. Rruga e Kombit do të jepet me koncesion për 35 vite dhe pritet t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë të paktën 400 milionë Euro.

