Katalonja, pavarësia. Barcelona mund të përjashtohet nga La Liga

Sipas radios “Onda Cero”, ndeshja mes Gironës dhe Real Madridit mund të shtyhet për një datë të pacaktuar, pasi Katalonja shpalli Pavarësinë. Aprovimi nga parlamenti katalanas i Pavarësisë nga Spanja dhe Kushtetuta spanjolle do të kenë një efekt të pashmangshëm edhe në sport.

Tensionet mes mbështetësve të pavarësisë dhe qeverisë qendrore do të reflektohen mbi të gjitha në ndeshjet e fundjavës në La Liga, në veçanti në ndeshjen e futbollit Girona – Real Madrid. Ndeshja e programuar të zhvillohet në qytetin katalanas ka rrezik të shtyhet për një datë tjetër, pavarësisht se numri një i La Ligas, Javier Tebas, deklaroi të kundërtën për AS, menjëherë pasi Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë.

Si të mos mjaftonte klima e tensionuar në aksin Kataloni – Madrid, Reali do të zbarkojë në Girona në kulmin e programit për ditën e “Sant Narcis”, një festë tradicionale e provincës, teksa nuk do të udhëtojë me autobusin zyrtar, por me vetura anonime. Hoteli ku do të qëndrojnë lojtarët e “Los Blancos” do të jetë i blinduar nga forcat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas radios “Onda Cero”, hipotezat për të shtyrë ndeshjen, për të evituar përshkallëzimin e situatës, po marrin formë reale nga ora në orë. Sfida është planifikuar të zhvillohet të dielën nga ora 17:15, por gjithçka mund të ndryshojë nga çasti në çast.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por situata nuk duket aspak e qetë edhe për Barcelonën e famshme, e cila është në zemër të Katalonjës, tashmë e shpallur e pavarur nga Spanja. Nëse do ketë përplasje, siç mendohet se do të hyjë ushtria në Katalonjë (Barcelonë) mundet që Barcelona të përjashtohet nga La Liga, çka kampionati spanjoll nuk do ketë ekipin e futbollit të Barcelonës. Valverde nuk ka dashur të flasë për mundësinë që Barcelona të mos garojë më në La Liga, pas shpalljes së Pavarësisë nga ana e Katalonisë.

Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë nga Spanja me 70 vota për dhe 10 kundër. Kjo pritet të ketë një efekt të pashmangshëm edhe në sport. Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili i quan vetëm supozime mundësinë që Barça ta mos garojë më në La Liga.

“A mund të imagjinoni Ligën Spanjolle pa Barçën? Kjo nuk ka ndodhur dhe ne jemi duke folur vetëm për supozime. Realiteti është se ne kemi një ndeshje të shtunën në La Liga dhe do të përpiqemi që ta fitojmë atë dhe ti marrim tri pikë”, u përgjigj Valverde.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?