“Kaubojsi” ish-deputet jep leksione për gazetarinë
Pas lajmit për ndalimin e tij nga policia në portin e Durrësit, ka ardhur dhe reagimi i kaubojsit. Në një postim në faqen zyrtare të ish-deputetit thuhet se “nuk ka asnjë ndalesë apo arrest për ish-deputetin Eduart Ndocaj”.
Madje në faqen e tij është publikuar dhe një foto e z.Ndocaj që thuhet se është live nga trageti, ku po udhëton drejt Italisë. Për çështjen për të cilën policia thotë se akuzohet, Ndocaj thotë se do ketë një deklaratë nga avokati i tij në Shqipëri.
“Sa i përket çështjes në fjalë së shpejti do të publikojmë një deklarate nga avokati i tij në Shqipëri. Mediat është mirë të bëjnë verifikime para se të nxjerrin lajmin. Kjo është abc e gazetarisë serioze”. – shprehet Ndocaj. Policia e Durrësit bëri me dije se ka bërë ndalimin e kaubojsit një ditë më parë në portin e qytetit bregdetar ndërsa udhëtonte drejt Italisë. Ish-deputeti ishte shpallur nnë kërkim nga policia e Lezhës pas kallzimit të një shtetasi italian ndaj tij, që e akuzon për mashtrim në vlerën 50 mijë euro.

