Kë thumbon Erion Braçe kur shkruan: Ju ka ndodhur të keni përballë, rrotull, njerëz që vuajnë nga paranoja?!

Nga Erion Braçe-

JU KA NDODHUR TË KENI PËRBALLË, RROTULL,
NJERËZ QË VUAJNË NGA PARANOJA?!

JANË HALL! BËHEN HALL REALISHT PËR KËDO QË BIE NË MARRËDHËNIE ME TA!

Swiss Digital Desktop Reklama

Emmanuel CARRÈRE ka shkruar një libër fantastik për ta, gjendjen e tyre dhe marrëdhëniet që krijojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

#LIBRI nis me një brisk – nga ata të hershmit – dhe një palë #MUSTAQE; ai mendon se i ka, të dendura madje, aq sa për t’i rruar dy herë në ditë; bashkë me to edhe mjekrën.

Kjo për të është e rëndësishme; rruajtja është ndryshimi i tij, edhe ky i rëndësishëm.

Për këtë shkak nis të pyesë: “Si dukem?”. Fillon të habisë, në shtëpi, gruan; një herë, dy herë, më shumë, aq sa ajo nis të shqetësohet. Ndërkohë, ai nis të dyshojë tek ajo, pastaj te shokët e një jete, pastaj tek ata të zyrës; nis të nxjerrë nga e shkuara marrëdhëniet me ta, krisjet e kohëpaskohshme, t’i sjellë si arsye që ata të hakmerren me të, për mustaqet e tij. Dyshimin e çon edhe më tej, te komploti i gruas së tij me ta, shokët atje në zyrë; qëllimi është ekonomik, paraja.

Bëhet rëndë, nis të kërkojë në mbetjet e ditës dhe gjen në to qime, pra ai ka pasur mustaqe dhe i ka rruar. Bën paqe dhe mbush mendjen se gruaja e shokët me të po bëjnë shaka. Nuk e përmend më dhe duket paqe, me të gjithë; me një premtim, të shkojnë te mjeku. Po mjeku i kujt? Kush e zgjedh? Këtu rinis nga e para: “Po më çmendin!”.

Del në rrugë, pyet burra e gra nëse ka mustaqe; hipën në taksi dhe reziston ta bëjë pyetjen, ca nga frika prej përgjigjes së vërtetë. Do të shkojë te prindërit, te babai – në fakt e ka humbur – ta pyesë për mustaqet e tij; por nuk gjen shtëpinë.

Atëherë vendos të ikë, arratiset, të shpëtojë deri në AZI; po a shpëton? Jo! Bën edhe një herë paqe. Kthehet të telefonojë në shtëpi, te gruaja, te shokët e zyrës, pasi mezi kujton numrat, gjendja s’e lejon. Nuk i gjen, ATA NUK JANË MË!

Një moment kujton se gruaja e gjen, atje në Azi; por është thjesht paranoja e tij.

Përfundon sërish me brisk, por jo mbi mustaqe, në fyt, nga e majta në të djathtë!

Ky është libri, lexojeni, ju bën punë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?