Kejdi nxori në shitje motorin ditën që i mori jetën
Kejdi Halili, një prej dy djemve që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në po të njëjtën ditë kishte nxjerrë në shitje motorrin me të cilin u aksidentua.
Ai dhe miku i tij, këngëtari Ergi Dini 22 vjeç ranë me kokë mbrapsht në përpjekje për të shijuar adrenalinën që i jepte motori me gomë të parme.
Të rinjtë u dërguan menjëherë në spital, por nuk mundën t’u shpëtojnë plagëve të marra.
Kejdi Halili po nxirrte në shitje motorin pas të cilëve ishte i apasionuar. Madje në profilin e tij në Instagram ai kishte shkruar shprehjen e Paul Walker: “Nëse një ditë do të vdes nga shpejtësia, mos qani për mua pasi unë kam qenë duke qeshur”.


