Këngëtari Saimir Çili “dhunohet” nga gruaja, kërkon urdhër-mbrojtje
Sajmir Çili dhe Suela Kala, dyshja e njohur e artistëve i është drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për njëri-tjetrin për dhunë. Prej kohësh Sajmiri dhe Suela ishin në fazën e divorcit dhe shpeshherë marrëdhëniet mes tyre krijonin ulje dhe ngritje.
Burime nga policia pohojnë se pasi kanë shkuar te shtëpia e artistëve, i kanë gjetur ata në mes të një konflikti. Këngëtarja në gjaknxehtësi e sipër i ka qëlluar një shuplakë Sajmirit. Nisur nga kjo këngëtari ka bërë një kërkesë për urdhër mbrojtjeje.
Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Cili, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja.
“Në seancën e datës 04.05.2016, pala e paditur Sajmir Çili nënshkroi një deklaratë dorëshkrim para gjykatës, sipas së cilës: “Unë i nënshkruari Sajmir Flamur Çili deklaroj para gjykatës se Suela bashkë me vajzën të vijë të banojë në banesë, të cilën do ta modifikojmë secilën me nga një hyrje më vete në shkallë, duke kryer dy ndarje më vete. Derisa të bëhet pjesëtimi ligjor i apartamentit, unë do të banoj në studio, e cila ka edhe një tualet dhe do të përdor derën kryesore, ndërsa nga ana e Suelës të përdoret pjesa tjetër e apartamentit, duke hapur derë në shkallë, konform ligjit. Unë premtoj që nuk do ta shqetësoj Suelën dhe vajzën Isea derisa të përfundojë zgjidhja e martesës dhe pasojat e saj, dhe me pushimin nga ana e Suelës e urdhrit të mbrojtjes, unë do të paraqitem në prokurori të tërheq kallëzimin penal që kam bërë kundrejt Suelës në ngarkim të saj, pasi dua që konflikti midis nesh të mos vazhdojë më dhe të mbyllet njëherë e mirë”.

