Këngëtari shqiptar i shpëton sulmit në Berlin: “Faleminderit o Zot”

Gjatë ngjarjes së Berlinit ka qenë në edhe një shqiptar i cili fatmirësisht ka arritur të shpëtojë pa probleme.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin e njohur Dashnor Diko, i cili atë natë ndodhej me familjen e tij pikërisht në tregun e Krishtlindjeve ku ndodhi edhe sulmi. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ai ka falënderuar Zotin që ka shpëtuar prej këtij sulmi terrorist.

“Faleminderit o zot. Në Berlin, në vendin ku ka ndodhur tragjedia, ishim mbrëmë tre familje bashkë me fëmijët tanë, të cilët morën kënaqësinë te ato lojna. Zoti na paska ruajtur dhe keqardhje në maksimum për ata viktima”,-përfundon statusi i këngëtarit në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e djeshme një kamion është futur brenda tregut të Krishtlindjeve në Berlin duke realizuar një sulm terrorist ku humbën jetën 12 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?