Kërcënim i ri i Donald Trumpit: Ose Marrëveshje ose nuk do mbetet më asgjë në Iran!
Presidenti amerikan, Donald Trump Trump rrit presionin ndaj Teheranit dhe kërcënon sërish me shkatërrim të plotë. Kërkon marrëveshje të shpejtë, ndryshe “nuk do të mbetet më asgjë prej tyre”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë sërish një kërcënim të ashpër ndajIranit. Trump i ka bërë thirrje Teheranit të përfundojë marrëveshjen. “Ora po punon kundër Iranit dhe ata duhet të lëvizin shpejt, përndryshe nuk do të mbetet më asgjë prej tyre”, shkroi Trump të dielën në platformën e tij online Truth Social.
Me tone të ngjashme të ashpra, presidenti amerikan e kishte kërcënuar Iranin edhe në fillim të prillit. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të rikthehet më kurrë në jetë”, deklaroi ai më 7 prill.
Një ditë më vonë hyri në fuqi një armëpushim, të cilin Trump më pas e zgjati pa afat të caktuar. Megjithatë, deri më tani nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin dhe pasojat e tij të rënda ekonomike. Përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi amerikan për t’i dhënë fund luftës, Trump së fundmi e ka cilësuar si “mbeturinë”./DW/
la/ag
KOHA JONË SONDAZH

