Kërcënoi kamarieren me armë, arrestohet shkodrani 46 vjeçar (video)

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një shtetas, i cili kishte kërcënuar me armë zjarri kamarieren e një lokali. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në fjalë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, është marrë informacion dhe konstatuar një konflikt, në ambientet e një lokali, në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku nga kontrolli i ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, në ambjentet e lokalit të lartëpërmendur, dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri, shtetasen Q.N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë (kamarieria e lokalit)”, ben me dije policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?