Kërcënoi me hedhjen nga kulla, zbardhet dëshmia e 32-vjeçares

32-vjeçarja e cila kërcënoi sot se do të hidhej nga kulla e një TEC-i në Kuçovë, Elona Bregu, është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mandej ajo është shoqëruar nga uniformat blu në komisariat ku ka dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjet.

“Shërbimet e Policisë së bashku me negociatorin e Forcave Renea, në prani dhe të psikologes, pas disa orësh negociata bënë të mundur që shtetasja e lartpërmendur rreth orës 18.40 të zbriste nga kulla e Tec-it pa pasur problem për jetën”, njoftoi Policia. Fillimisht u përfol se shkak i ngjitjes së të gruas në kullën e TEC-it ka qenë fakti se ajo ishte hequr nga puna, por ky aludim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Firma sipërmarrëse e pastrimit të qytetit ku punon 32-vjeçarja, e kontraktuar nga bashkia, ka bërë me dije se ajo nuk është hequr nga puna, por është transferuar në turnin e tretë. Sipas urdhrit të ri, duhet të punonte natën në pastrimin e rrugëve të qytetit naftëtar. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Bashkisë së Kuçovës Selfo Kapllani, i cili tha se Elona Bregu nuk ishte pushuar nga puna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?