Kërkohej për tentativë vrasje, pranga 28-vjeçarit
Në kuadër të operacionit të koduar “Discovery”, policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Bëhet e ditur se i arrestuari është Fatmir Lekaj, pasi më datë 15 korrik të këtij viti, në lagjen “Naim Gjybegu” të Shkodrës, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin me inicialet S. P.
Policia e Shkodrës ka deklaruar se 28-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrase me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Më datë 15.07.2016, në lagjen “Naim Gjybegu” Shkodër, ky shtetas tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin S. P. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të parashikuara nga nenet, 76-22 e 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

