Kërkohen kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Kërkohen kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Gjykata e Lartë shpall thirrjen për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja është për gjyqtarë të gjykatave të apelit jashtë Tiranës. “Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.”

Dorezimi i dokumentacionit do te behet
1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);

2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë: [gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];

Swiss Digital Desktop Reklama

3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:supremecourt@gjykataelarte.gov.al(kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF).

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtarët duhet të plotësojnë dhe këto formularë

a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;

b) formulari i vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) formulari për informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?