Kërkoni punë tek ALUIZNI? Ja kriteret dhe datat e aplikimit

Artan Lame ka shpallur prej disa javësh nisjen e një konkursi të hapur për punësim tek ALUIZNI. Tashmë janë bërë publike edhe kriteret dhe afatet e aplikimit. Pozicionet e reja për drejtues të ALUIZNI-t do të jenë në Tiranë, Durrës, Berat,  Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

Dorëzimi i gjithë dokumentacionit të nevojshëm duhet të bëhet deri më 23 tetor. Dokumentet mund t’i dorëzoni pranë Zyrës së Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, nëpërmjet postës apo adresës e-mail info@aluizni.gov.al.

Mësohet se procesi përfshin tre faza rekrutimi me pikët përkatëse. Vlerësimi i provimit me shkrim ka 40 pikë, intervista e strukturuar me gojë vlerësohet me 30 pikë ku bëhen pyetje edhe të formimit të përgjithshëm apo të aspiratave që çdo kandidat ka si edhe 30 pikë i janë caktuar CV-së së çdo kandidati në bazë të eksperiencave të mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • – Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë të nivelit minimal “Master Shkencor”. Preferohen kandidatët me arsim te lartë në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Planifikim Urban, Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Drejtësi, Ekonomik.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

  • – Të mos jenë marrë, ndaj tij, masa disiplinore (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
  • – Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • – Preferohet të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën 1(një) në pozicione të nivelit drejtues.
  • – Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

  • a) Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
  • b) Jetëshkrim (CV)
  • c) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore (Formular vetëdeklarimi);
  • h) Të paktën dy referenca të punëdhënësit të mëparshëm
  • i) Adresën e saktë te vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik.
  • j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare; apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën e elektronike të ALUIZNI-t info@aluizni.gov.al.

(Vëllimi i dokumenteve të ngarkuara në e-mail nuk duhet të kalojë vlerën 10MB.)

FUSHAT E NJOHURIVE PER TESTIMIN ME SHKRIM

Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

  • – Ligji nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
  • – Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  • – Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë).
  • – Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr.10296,datë 8.07.2010 “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
  • – Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.
  • – Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?