Kërkonin dëmshpërblim, ndërpritet greva e urisë së banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër

Greva e urisë e nisur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës nga disa banorë që kërkonin dëmshpërblime për shkak të përmbytjeve në vitet 2010-2011 është ndërprerë pas ndërhyrjes së kreut të bashkimit të pavarur  të sindikatave Albert Tukaj. Mësohet se greva e urisë u ndërpre rreth orës 3:20 të mëngjesit të sotëm.

Tetë banorë të zonave të përmbytura në vitet 2010-2011 në Shkodër nisën grevën e urisë, duke kërkuar dëmshpërblimet. Ata qëndruan për disa orë duke negociuar me policinë për të ngritur një çadër për zhvillimin e grevës së urisë, por nuk u lejuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 12 të mesditës së ditës së djeshme ata vendosën që grevën e urisë ta nisin në stolat pranë institucionit të prefektit, duke deklaruar se nuk do të largohen që andej pa iu plotësuar kërkesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët që  hynë në grevë urie ishin: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?