Këshilli i Mandateve e Imunitetit, kush janë 10 deputetët që kanë në dorë ‘fatin’ e Tahirit?
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Kuvend mesditën e sotme kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, që më pas i hap rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri akuzohet për ‘Trafik droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.
Por kush janë deputetët e Kuvendit që kanë në dorë ‘fatin’ e ish ministrit?
Mësohet se anëtarët e Këshillit të Imunitetit të cilët do të vendosin nëse Tahirit do i hiqet apo jo imuniteti janë Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.
Këshilli i Mandatave dhe Imunitetit pritet të mblidhet sot në orën 19:00 për të vendosur nëse ish ministrit të Brendshëm do i hiqet ose jo mandati i deputetit.

