Këshilltarët e FRD-PD-LSI rendisin ankesat në letrën drejtuar Kryesisë së Këshillit bashkiak
Anëtarët demokratë, të FRD dhe të LSI-së në Këshillin bashkiak i kanë dërguar një letër kryesisë së këtij këshilli ku kërkojnë që të diskutohen jo më shumë se 5 pr/ vendime nderkohe qe per projekt-vendime qe perfshijne buxhetin dhe paketen fiskale (ca tjeter, koncesione?), te mos jene me shume se 2.
Letra
Te nderuar anetare te Kryesise se KB
Gjate ketij mandati, nga zgjedhjet e 2015, Keshilli Bashkiak ka qene me se shumti nje atavizem i administrates se bashkise, ne kuptimin qe ne te gjithe mbledhjet e tij ne keto dy vjet e gjysem, keshilltaret thjesht dhe vetem kane diskutuar dhe aprovuar projekt-vendimet e ardhura nga administrata. Pra Keshilli dhe keshilltaret asnjehere nuk kane mundur te bejne nje nga detyrat kryesore per te cilen ata jane zgjedhur, percjelljen dhe adresimin e shqetesimeve te qytetareve/komuniteteve qe perfaqesojne, apo problematikat e shumta te qytetit apo fshatrave, qe perfshihen ne 21 njesite administrative te Tiranes. Nje arsye per kete ka qene koha e pamjaftueshme ne dispozicion te keshilltareve, si pasoje e numrit te madh te projekt-vendimeve te paraqitura ne nje mbledhje, ku ka pasur raste deri ne 27, si dhe mbledhjet e pakta te KB, nje here ne muaj.
Ceshtja e numrit te madh te projekt-vendimeve eshte ngritur disa here nga keshilltare, jo vetem te opozites, por nuk ka pasur asnje reflektim si nga administrata e bashkise, ashtu edhe nga kryesia e KB. Prandaj po ju paraqesim propozimet tona te meposhtme, te cilat do te ndikojne ne rritjen e produktivitetit dhe eficiences se Keshillit Bashkiak:
1. Numri i projekt-vendimeve per cdo mbledhje te mos jete me shume se 5 (maximumi 6), nderkohe qe per projekt-vendime qe perfshijne buxhetin dhe paketen fiskale (ca tjeter, koncesione?), te mos jene me shume se 2. Kjo do te ndikoje ne:
Rritjen e eficiences: pasi nje numer i vogel projekt-vendimesh i jep mundesi keshilltareve ti lexojne me me vemendje, ti konsultojne me specialiste, grupet perkatese politike, si dhe grupet komunitare dhe ato te interesit.
Rritjen e transparences dhe frymes demokratike: nje numer i vogel projekt-vendimesh i jep mundesi te gjithe keshilltareve per tu shprehur dhe diskutuar mbi to (dhe jo vetem kryetareve te grupeve apo kryetareve te komisioneve, sic ka ndodhur rendom deri me sot). Sigurisht kjo duhet shoqeruar me rregulla minutazhi, te cilat duhen reflektuar ne rregullore.
Uljen e perceptimit mbi “arrogancen e kartonave”.
2. Per rrjedhoje te mesipermes, kur eshte e nevojshme mbledhjet e KB mund te behen edhe me shume se nje ne muaj, pasi dhe ne ligjin organik thuhet “minimumi je here ne muaj”.
3. Qe KB te kryeje funksionin e larpermendur, pra qe keshilltaret te ngrejne dhe percjellin shqetesimet dhe problemet e komunitetit qe perfaqesojne, apo te ceshtjeve te ndryshme qe kane te bejne me Tiranen, mund te perdoren dy mekanizma:
Te lihet nje kohe e caktuar ne fund te cdo mbledhjeje (pra pas projekt-vendimeve te derguara nga administrata e bashkise) prej 15-20 minutash vetem per kete qellim,
ose
Te lihet nje mbledhje e posacme nje here ne dy muaj, ku te jene te pranishem, vec kryetarit te bashkise, edhe drejtoret e bashkise apo te institucioneve qe rrjedhin prej saj, qe kane lidhje me problematikat qe do te paraqiten nga keshilltaret nje jave para mbledhjes prane Sekretarise se KB.
4. Nuk mund te depozitohen ne minutat e fundit, para fillimit te mbledhjes, projekt-vendime qe jane jashte rendit te dites, me perjashtim te atyre per raste emergjente. Projekt-aktet nuk mund te diskutohen ne mbledhje pa kaluar me pare per disktuim ne komisionet respektive.
5. Prezantimi i projekt-vendimeve nga kryetari z.Veliaj te behet ose ne fillim te mbledhjes, ose para secilit prej tyre vec e vec, por jo dy here per nje akt te caktuar, pasi kjo eshte ne shpenzim te kohes se diskutimit nga ana e keshilltareve.
Keto propozime do te paraqiten ne mbledhjen e ardhshme te KB. Nese aprovohen nga shumica, ato do te inkorporohen ne rregulloren e re qe po pergatitet.
Iniciues:
Mirela Bogdani, FRD
Leonard Olli, PD
Eltjon Halimi, LSI

