KiE miraton dokumentin për të ndaluar abuzimin me pushtetin. Presidenti Meta: Një nismë që duhet mbështetur

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka rënë dakord këtë të mërkurë për krijimin e një liste me pika, që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve në kontinent të ruajnë praktikat demokratike. Lista e përpuluar nga Komisioni i Venecias dhe grupi i ekspertëve kushtetuese të Këshillit të Evropës është përcjellë si lajm edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka shkruar në rrjetin social se angazhimi i marrë nga BE duhet mbështetur nga të gjitha palët në Shqipëri.

Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”,-shkruan Meta.

Lista në fjalë, pason një paralajmërim të bërë vite më parë nga ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, i cili vinte në dukje se disa qeveri pasi fitonin zgjedhjet, përpiqeshin të çmontonin masat mbrojtëse demokratike, përfshirë këtu përpjekjet për të miratuar ligje pa debat politik apo deri tek shkarkimet e gjyqtarëve apo zyrtarëve të lartë për emërime politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista thekson se demokracia është më tepër se ‘fituesi i merr të gjitha’ dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë të dyja përgjegjësinë për të ruajtur praktikat efektive demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?